14:07 / 01.06.2019
VV: Të ndryshohet mënyra se si trajtohen fëmijët
Lëvizja Vetëvendosje ka uruar fëmijët me rastin e 1 Qershorit duke dëshiruar që të jetë një ditë e gëzueshme.
Mirëpo Vetëvendosje, duke cituar raportin e Komisionit Evropian, thotë se të dhënat e për fëmijët që punojnë dhe që nuk përfitojnë shërbime janë alarmuese.
“10.7% e fëmijëve punojnë, dhe pse kjo është e ndaluar me ligj. 6.8% e fëmijëve punojnë në kushte të rrezikshme. E megjithatë, nuk e kemi asnjë rast të raportuar nga inspektoriati i punës. Nga 50.000 fëmijë me nevoja të veçanta vetëm 10% e tyre marrin ndihmë nga shteti, shëndetësore, ekonomike apo arsimore”, thuhet në deklaratë.
Vetëvendosje kërkon angazhimin e të gjithëve të ndryshuar mënyrën se si trajtohen fëmijët në Kosovë, pasi ata janë e ardhmja.























