14:55 / 01.06.2019
Valencia gjen pasuesin e Rodrigo Morenos!
Valencia është gati të transferojë sulmuesin e Real Madrid, Mariano Diaz, gjatë merkatos së verës.
25-vjeçari kaloi një sezon të vështirë te madrilenët për shkak të disa dëmtimeve, ndërsa në arriti të gjente rrugën e rrjetës vetëm dy herë, në sfidën ndaj Villarreal.
Mariano Diaz shikohet nga drejtuesit e Valencias si zëvëndësuesi ideal i Rodrigo Moreno, i cili me shumë mundësi do të largohet gjatë verës.
Edhe vetë futbollisti e pëlqen një lëvizje të tillë, pasi me klubin nga “Mestalla” ai do të kishte mundësi të luante gjithashtu në Ligën e Kampionëve.























