Juve shet dy yjet, “Zonja” kthen sytë kah Tottenhami
Me Sarrin apo pa të në bankinë, Juventusi është e destinuar të ndryshojë në sezonin që vjen.
Siç raporton “Sky Sport”, bardhezinjtë kanë vendosur, që ndryshimin ta nisin duke shitur dy lojtarë. Canselo dhe Mandzukiq, do të jenë dy lojtarët e sakrifikuar të “Zonjës”.
Për mbrojtësin portugez, City dhe United janë gati të japin 60 milionë euro, pra 20 milionë euro më shumë, nga sa e ka blerë Juventusi.
Kështu skuadra torineze do të kthejë sytë nga Totenhemi dhe do të rrëmbejë mbrojtësin anglez Kieran Tripier. 25-vjeçari është një “xhol”, i cili luan në krahët e mbrojtjes, por edhe në mesfushë.
Nga ana tjetër Dortmundi është e interesuar për Mandzukiqin dhe ofron jo më pak se 15 milionë euro. Zëvendësuesi i tij do të jetë ose Higuain ose Icardi, por opsioni i dytë kërkon një çmenduri në merkato.
Pritet me interes të madh se çfarë do të ndodhë me stolin e Juves dhe më pas me lojtarët e saj, pasi çdo gjë ka mbetur pezull.























