Finalja më e dobët ndër vite? Liverpool dhe Tottenham vendosën një rekord
Finalja e mbrëmshme e Ligës së Kampionëve, e luajtur ndërmjet Tottenham dhe Liverpool, po cilësohet si një nga më të dobëtat ndër vite.
Ndeshja e luajtur në ‘Wanda Metropolitano’ i takoi skuadrës së Liverpool, të cilët fituan me rezultatin 0:2, duke ngritur për herë të gjashtë në histori të skuadrës trofeun ‘veshmadh’.
Edhe pse loja nuk ishte aq e bukur sa pritej, kjo finale do të futet në histori për një rekord që nuk është parë më herët.
Liverpool dhe Tottenham Hotspur luajtën 90 minuta finale pa u ndëshkuar me karton të kuq apo të verdhë, përcjell lajmi.net.
Ishte vetëm një ndërhyrje e Alexander Arnold në Danny Rose që mund të sanksionohej me karton të verdhë, por gjyqtari as që ndali takimin, duke lënë avantazhin.
Kështu, finalja e edicionit 2018/19 do të mbahet mend si e para që përfundoi pa asnjë ndëshkim.























