VIDEO-Kosovës i nevojitet ngritja e cilësisë së shërbimeve sociale
BKT
Lajme

VIDEO-Kosovës i nevojitet ngritja e cilësisë së shërbimeve sociale

Projekti Shërbime efikase për jetë të pavarur, që financohet nga BE-ja dhe menaxhohet nga Zyra e Bashkimit Evropian në Kosovë i bashkëfinancuar nga SIDA suedeze dhe zbatohet nga Save the Children në Kosovë në partneritet me SOS Fshatrat e Fëmijë, ka synim fuqizimin dhe ngritjen e cilësisë së shërbimeve sociale.

Sociologu Blerim Shabani, tha se SOS fshati i fëmijëve është një organizatë joqeveritare e cila operon në Kosovë që nga viti 1999 dhe ofron shërbime sociale, shërbimet e përkujdesjes së fëmijëve të braktisur, apo përkujdesje prindërore dhe se në vitin 2007 është pa nevoja që të fillohet edhe me programe për parandalimin e braktisjes së fëmijëve nga familjet e tyre biologjike.

 “Ky program ofron mbështetje psiko-sociale për prindërit dhe fëmijët që të fuqizojnë kapacitetet e tyre dhe të jenë në gjendje të pavarësohen dhe të marrin në dorë jetën e tyre. Programi i fuqizimit të familjes është shtrirë në disa lokacione ku ofron shërbime si në komunën e Prishtinës, Graçanicë si dhe në Fushë Kosovë", tha ai sot në emisionin e mëngjesit “Mirëmëngjesi Kosovë”, në Radio Televizionin e Kosovës (RTK).

Duke e parë të nevojshme që të zgjerohet gama e shërbimeve gjithëpërfshirëse, Shabani tha se është menduar që janë të nevojshme edhe shërbimet e psikologut, të cilat janë ofruar në Komunën e Fushë Kosovës ku ka filluar projekti për Shërbime Efikase për Jetë të Pavarur.

"Duke gjykuar që këto shërbime janë të nevojshme dhe që i kontribuojnë cilësisë së shërbimeve, atëherë fshatrat e fëmijëve kanë filluar me zbatimin e këtij projekti”,tha ai.

Sipas tij, projekti që ka filluar të zbatohet nga viti 2018 ka disa objektiva dhe si qëllim parësor i tij është fuqizimi dhe rritja e cilësisë së shërbimeve në komunën e Fushë Kosovës për parandalimin e braktisjes së fëmijeve si dhe rritjen e mirëqenies për 70 fëmijë dhe 42 familje.


MË SHUME NGA Lajme