21:40 / 03.06.2019
Haradinaj: Muaji i Ramazanit të shërbejë për afrim me njëri – tjetrin
Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka bërë thirrje për solidaritet me rastin e përfundimit të muajit të shenjtë të Ramazanit.
Haradinaj duke iu drejtuar besimtarëve myslimanë ka kërkuar që muaji i Ramazanit të shërbejë për afrim me njëri tjetrin.
“Të dashur bashkëkombës të besimit islam që keni agjëruar këtë muaj të shenjtë”.
“Sonte e përmbyllët me përkushtim dhe devotshmëri muajin e Ramazanit, muaj ky i afrimit dhe mbështetjes tek njëri tjetri”.
“Me shpresën e një agjërimi të pranueshëm, uroj që të jemi pranë njëri tjetrit me vetëmohim e solidaritet”, ka shkruar Haradinaj në Facebook.























