Hoxhaj takon zyrtarët e SHBA-së: Marrëveshja, njohje e ndërsjellë
BKT
Lajme

Hoxhaj takon zyrtarët e SHBA-së: Marrëveshja, njohje e ndërsjellë

Zëvendëskryeministri i Kosovës, Enver Hoxhaj, i cili ndodhet në Uashington, ka takuar zëvendësdrejtorin e lartë për Evropë, John Erath, dhe drejtorin për Çështje Evropiane, William Berkley, të Këshillit për Siguri Kombëtare (NSC) të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Gjatë këtij takimi, Hoxhaj ka njoftuar zyrtarët e NSC për zhvillimet në Kosovë, ecurinë e dialogut dhe gatishmërinë e Kosovës për mbarëvajtje të dialogut.

Ai ka theksuar se marrëveshja finale duhet ta sjellë njohjen e ndërsjellët dhe anëtarësimin e Kosovës në OKB.

Sipas Hoxhajt, Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe disa vende të Evropës janë kyce për suksesin e këtij dialogu final, pasi që nuk mund të ketë marrëveshje të zbatueshme dhe afatgjatë pa mbështetjen e këtyre vendeve.


MË SHUME NGA Lajme