Patriarku Irinej dhe presidenti Al-Assad flasin për Kosovën në Damask
Presidenti i Sirisë Bashar al-Assad të hënën priti në takim Patriarkun e Kishës Ortodokse Serbe, Irinej dhe një delegacion shoqërues.
Takimi u realizua në Damask dhe Presidenti Al-Assaf përsëriti qëndrimin e tij se përpjekjet për ndërhyrje nga shtetet e huaja janë me qëllim që të dëmtojnë bashkëpunimin dhe sovranitetin mes dy vendeve.
Gjatë këtij takimi u përmend edhe Kosova, pasi Patriarku e vlerësoi lartë qëndrimin parimor dhe të fortë të Presidentit Al-Assad në mbështetje të Serbisë dhe Kosovës, transmeton Periskopi.
Al-Assad vlerësoi qëndrimin humanitar të Patriarkut Irinej dhe përpjekjen e tij për të rritur vlerat e miqësisë dhe punën që po bën për braktisjen e ekstremizmit.
Nga ana tjetër Patriarku Irinej shprehu besimin e tij se Siria do t’i tejkaloj problemet që ka dhe të kthej do të rivendosë rolin e saj historik si një shtet me ndikim për të krijuar stabilitet dhe për të shpërndarë paqen në rajon.























