Ky është programi i sotëm në `Mirëmëngjesi Kosovë`
BKT
Lajme

Ky është programi i sotëm në `Mirëmëngjesi Kosovë`

RTKlive

Sot në emisionin e mëngjesit “Mirëmëngjesi Kosovë”, në Radio Televizionin e Kosovës (RTK), do të diskutohet për tema të ndryshme, për të cilat do flasin mysafirët e ftuar.

Për të folur rreth festivalit të poezisë në Paris, i ftuar do të jetë Asllan Qyqalla, shkrimtar, koordinator.

Të mërkurën shënohet Dita Botërore e Mjedisit, për këtë temë do të diskutohet edhe në 'Mirëmëngjesi Kosovë' me të ftuar nga Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor.

Lidhje direkte do të ketë nga Pallati i Rinisë, me c'rast hapet panairi i librit, edicioni i 21-të, prej atje do të flas Besian Zenelaj, Shoqata e Botuesve të Kosovës.

Emisioni i mëngjesit “Mirëmëngjesi Kosovë”, përpos bisedave në studio dhe lidhjeve të drejtpërdrejta nga vende të ndryshme të Kosovës, sjellë për shikuesit edhe storie të ndryshme të përgatitura nga gazetarët e RTK-së.


MË SHUME NGA Lajme