Shënohet Dita Botërore e Mjedisit
RTKlive
Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor mbështetur nga Programi i Kombeve të Bashkuara për Zhvillim (UNDP) në Kosovë, sot do të shënojnë Ditën Botërore të Mjedisit me një sërë aktivitetesh ndërsa manifestimi qëndror do të mbahet në parkun e Gërmisë.
UNDP do të ketë tendën ku do të promovoj/paraqet projektet dhe iniciativat që janë ndërrmarrë për mbrojtjen e mjedisit, zvogëlimin e rrezikut nga fatkeqesitë dhe me fokus të veçantë në vetedijesimin e qytetarëve për të luftuar ndotjen e ajrit. Gjatë aktiviteteve do të shpërndahen edhe materiale promovuese të projekteve përfshirë edhe shiritat e gjelbër - “Green Ribbons”. Të gjithë ata që bëhen pronarë të Green Ribbon zotohen ta mbrojnë mjedisin ku jetojnë.
Në ngjarje do të marrin pjesë Z. Fatmir Matoshi, Minstër I Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Z. Meelis Munt, Zv. Ministër I Mjedisit nga Estonia, Znj. Alessandra Roccasalvo, Përfaqësuese e Përhershme e UNDP-së në Kosovë, Z. Shyqiri Bytyqi, Ministër I Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Z. Shpend Ahmeti, Kryetar I Komunës së Prishtinës, Z. Thomas De Groote, drejtor i “River Cleanup”, përfaqësues të institucioneve, OJQ-ve mjedisore, aktivistë dhe mysafirë.























