VIDEO - Bejta: Qytetarët të ngrenë padi për kompensim të dëmeve të luftës
BKT
Lajme

VIDEO - Bejta: Qytetarët të ngrenë padi për kompensim të dëmeve të luftës

Shoqata “Ngritja e Zërit” ka hartuar padi, të cilat janë dorëzuar nëpër gjykata në 11 komuna të Kosovës.

Kjo shoqatë të hënën, për të pesën herë, iu ka drejtuar Gjykatës Kushtetuese, duke dorëzuar kërkesë për vlerësimin e kushtetutshmërisë së aktvendimeve të Gjykatës Supreme. E kjo ka të bëjë me kërkesat për kompensimin e dëmeve të luftës nga ana e Serbisë, tha Jahir Bejta drejtor i shoqatës, “Ngritja e Zërit”, në emisionin ‘Studio e Hapur’ në RTK3.

Gjykata e rregullta në vazhdimësi kanë hedhur poshtë kërkesat e shoqatës “Ngritja e Zërit”, të cilët kanë ushtruar padi kundër Serbisë, në gjykatat kosovare.

Bejta thotë se organet e drejtësisë, gabimisht po e interpretojnë ligjin. Sipas tij, të gjitha gjykatat e rregullta gabimisht po e veprojnë në këto rastet kur qytetarët po ngrenë padi të tilla.

Bejta u bënë thirrje qytetarëve të ngrenë padi për kompensim të dëmeve të luftës, veçanërisht këtë ta bëjnë para se të arrihet ndonjë marrëveshje me Serbinë.

Për më shumë ndiqni videon në vazhdim:

 


MË SHUME NGA Lajme