Spinaqi, miku i pranverës së vogëlushëve
BKT
Lifestyle

Spinaqi, miku i pranverës së vogëlushëve

Është një prej perimeve me më tepër vlera ushqyese por ka dicka që e dimë gabim, ai nuk është një…

Është një prej perimeve me më tepër vlera ushqyese por ka dicka që e dimë gabim, ai nuk është një prej ushqimeve me sasi më të lartë të hekurit. Megjithatë spinaqi është shumë i pasur me minerale dhe ka veti që lufton aneminë, veti laksative, është një burim shumë i mirë i vitaminës C, acidit folik si edhe klorofilinës  duke pasur kështu edhe veti anti-oksidante.

Ka vlera në lidhje me shëndetin e syve dhe është një oaz shëndeti për gratë shtatzana.

Spinaqi përmban fibra duke ndihmuar kështu në parandalimin e kapsllëkut tek fëmija dhe tek të rriturit. Ai mbron mëlcin, vret parazitët e barkut, rregullon problemet urinare etj.

Kur mundet bebi im të hajë spinaq?

Zakonisht këshillohet të fillohet nga muaji i 6 sepse përmban shumë vitamina si edhe minerale të cilat rrallë gjenden edhe tek ushqimet e tjera. Zgjidhni spinaqin e vogël me ngjyrë jeshile të hapur dhe pastroheni me shumëë kujdes. Kur e gatuani mos shtoni ujë pasi spinaqi përmban mjaftueshëm që të gatuhet.