VIDEO- Sot shënohet "Dita Botërore e Mjedisit"
Edicionin i sotëm i emisionit AKTUAL, në RTK3 u zhvillua në Qendrën Sociale-Edukative “SOS Kopshti” në lagjen e Velanisë, temë diskutimi ishte “Dita Botërore e Mjedisit” që shënohet çdo 5 qershor.
Për të biseduar për shënimin e kësaj dite në Prishtinë, në AKTUAL flet drejtoresha ekzekutive e Qendrës Sociale-Edukative “SOS Kopshti”, Zana Islami Zeqiri, drejtoresha e parqeve në Komunën e Prishtinës, Fatime Hajdari dhe drejtoresha e programit të SOS Fshatit në Prishtinë, Ora Bytyçi.
Përndryshe Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor mbështetur nga Programi i Kombeve të Bashkuara për Zhvillim (UNDP) në Kosovë, sot do të shënojnë Ditën Botërore të Mjedisit me një sërë aktivitetesh ndërsa manifestimi qendror do të mbahet në parkun e Gërmisë.
Për më shumë ndiqni videon në vazhdim:























