Mali i Zi e dënon më 14 vjet burgim, të akuzuarin për krime lufte në Kosovë
BKT
Lajme

Mali i Zi e dënon më 14 vjet burgim, të akuzuarin për krime lufte në Kosovë

Familjarët e viktimave të luftës nga fshati Zhegër dhe Dunav i Gjilanit, njoftojnë opinionin e gjerë se sot, Gjykata e Lartë në Podgoricë, e ka dënuar më 14 vjet burgim të akuzuarin Vllada Zmajeviq .

Ky i fundit,  u gjet fajtor për veprën penale “Krime Lufte kundër popullsisë civile”,  nga neni 142, paragrafi 1, i Kodit Penal të ish Republikës Federative të Jugosllavisë, pasi që  u vërtetua se  më 30.03.1999,në fshatin  Zhegër, i kishte privuar nga jeta qytetarët  Milazim Idrizi, Qamile Haziri, Qazim Haziri, ndërsa në fshatin Dunav, e kishte vrarë Imer Kadriun.

“Pavarësisht që nuk jemi të kënaqur më lartësinë e dënimit, ne si familjar të viktimave  mirëpresim këtë vendim të drejtësisë malazeze, i cili  ndonëse i vonuar, është një lajm i mirë dhe sadisfaksion për ne”, thuhet në reagimin e familjarëve të këtyre viktimave.

Ata kanë kërkuar që të gjithë ata që kanë kryer krime lufte  në Kosovë, të vihen para përgjegjësisë penale, pasi që vetëm në këtë mënyrë, eshtrat e viktimave do të prehen të qetë.  “Paqja e plotë do të jetë e mundur vetëm, kur të arrihet drejtësia për viktimat e luftës”, thuhet në reagim.


MË SHUME NGA Lajme