16:08 / 05.06.2019
Thaçi: Rohan ka kontribuar shumë për popullin e Kosovës
Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi me anë të një postimi në Facebook ka shprehur pikëllimin për vdekjen e diplomatit austriak Albert Rohan.
Thaçi ka shkruar në Facebook se Rohan ka kontribuar shumë për vendosjen e paqes në rajon.
Diplomati austriak Albert Rohan ka vdekur sot në Vjenë në moshën 83 vjeçare.
Postimi i Thaçit në Facebook:
Më pikëlloi vdekja e mikut tim dhe të Kosovës, ambasadorit Albert Rohan. Si negociator në dialogun për statusin e Kosovës dhe si diplomat austriak, Albert Rohan kontribuoi shumë për vendosjen e paqes në rajonin tonë. Do ta ruajmë kujtimin për të si një diplomat shembullor, që bëri shumë për popullin e Kosovës. HTH























