Limaj për vdekjen e Rohan: Kosova ka humbur një përkrahës të madh
BKT
Lajme

Limaj për vdekjen e Rohan: Kosova ka humbur një përkrahës të madh

Kryetari i Nismës për Kosovën Fatmir Limaj ka thënë se vdekja e diplomatit austriak Albert Rohan është humbje e madhe jo vetëm për Austrinë por edhe për diplomacinë botërore në përgjithësi.

Sipas Limajt qytetarët e Kosovës do t’i jenë përherë falënderuar diplomatit austriak për rolin e tij kyç në shpalljen e pavarësisë së Kosovës.

Postimi i Limajt në Facebook:

Me keqardhje mora lajmin për ndarjen nga jeta të mikut të madh të Kosovës, Albert Rohan. Vdekja e z. Rohan është humbje e madhe jo vetëm për shtetin austriak, por edhe për diplomacinë botërore në përgjithësi. Austria ka humbur një diplomat të shquar, ndërsa Kosova një përkrahës të madh. Qytetarët e Kosovës do t’i jenë përherë falënderues diplomatit austriak për rolin e tij kyç në shpalljen e Pavarësisë së Kosovës. Ngushëllimet më të sinqerta familjes dhe shtetit austriak. FL


MË SHUME NGA Lajme