Sejdiu: Rohan do të jetë përgjithmonë në kujtesën tonë
BKT
Lajme

Sejdiu: Rohan do të jetë përgjithmonë në kujtesën tonë

Ish-presidenti i Kosovës, Fatmir Sejdiu, ka shprehur ngushëllime për vdekjen e diplomatit austriak, Albert Rohan. Ai ka thënë se Rohan do të kujtohet përherë duke shtuar se ishte dhe mbeti mik i madh i Kosovës.

“Për kontributin e dhënë dhe meritat që ka pasë për pavarësinë e Kosovës, diplomatin Albert Rohan, e kam dekoruar me “Medaljen e Artë të Pavarësisë””, shkruan Sejdiu, transmeton Gazeta Express.

Postimi i plotëj:

PREHU NE PAQE MIK I MADH I KOSOVËS

Ngushëllimet më të sinqerta familjes Rohan, Qeverisë dhe popullit mik të Austrisë, për vdekjen e diplomatit të njohur Albert Rohan.

Pa dyshim se ai do të kujtohet përherë për kontributin e madh për paqen në Ballkan. Albert Rohan, do të jetojë në kujtesën e shoqërisë sonë për kontributin e jashtëzakonshëm në përcaktimin e statusit të Kosovës.

Ishte dhe mbeti përjetësisht miku i madh i Kosovës, për të cilën s’kurseu veten deri në definimin final të statusit të saj, si një shtet i pavarur, sovran dhe demokratik brenda kufijve të saj shtetëror me të cilën është njohur pavarësia e saj.

Për kontributin e dhënë dhe meritat që ka pasë për pavarësinë e Kosovës, diplomatin Albert Rohan, e kam dekoruar me “Medaljen e Artë të Pavarësisë”.

Kosova dhe qytetarët e saj do t’i jenë përherë mirënjohës mikut të madh Albert Rohan!

Zoti e bekoftë mikun tonë Albert Rohan!

Zoti e bekoftë familjen Rohan!


MË SHUME NGA Lajme