Mustafaj për Rohanin: Mik i pazëvendësueshëm i Kosovës
BKT
Lajme

Mustafaj për Rohanin: Mik i pazëvendësueshëm i Kosovës

"Mik i pazëvendësueshëm i Kosovës", e ka quajtur Besnik Mustafaj Albert Rohanin. 

Ish-Ministri i Jashtëm shqiptar, Besnik Mustafaj, ka kujtuar diplomatin tashmë të ndjerë austriak.  

Në një postim në rrjetin social Facebook ish-shefi i diplomacisë shqiptare ka theksuar se projekti Ahtisari që çoi në Pavarësinë e Kosovës në të vërtetë është po aq edhe i Rohan. .

POSTIMI:

R.I.P i paharrueshmi Albert Rohan. Puna e ka sjelle qe te takohem shume here me te gjate periudhes 1999-2007, ne menyre zyrtare ne pranine e Presidentit Ahtisari apo te delegacioneve te ndryshme, por edhe konfidenciale, per te biseduar vetem per vetem. Ndalesha shpesh ne Vjene gjate kthimit nga udhetimet per te kaluar nje dreke a nje darke pa kamera, pa proces-verbale, madje pa deshmitare, per te folur kryesisht e kryesisht per Kosoven. Nje fisnik i vertete, burre i mencur, i permbajtur, i durueshem, i drejte si rrallekush, diplomat i shkelqyer, mik i pazevendesueshem i Kosoves. Gjithmone kam qene i bindur se Cmimi Nobel per Paqe, qe mori Presidenti Ahtisari ne te vertete duhej te ndahej me Rohan. Projekti Ahtisari qe coi ne pavaresine e Kosoves ne te vertete eshte po aq edhe i Rohan.


MË SHUME NGA Lajme