Ky është programi i sotëm në `Mirëmëngjesi Kosovë`
RTKlive
Sot në emisionin e mëngjesit "Mirëmëngjesi Kosovë", në Radio Televizionin e Kosovës (RTK), do të diskutohet për tema të ndryshme, për të cilat do flasin mysafirët e ftuar.
Për të folur rreth nisjes së festivalit folklorik "I këndojmë lirisë", të ftuar do të jenë Enver Maloku, zëdhënës i festivalit dhe Skender Merturi, drejtor për Kulturë, Rini dhe Sport në Komunën e Klinës.
Ndërsa për publikimin e librit "Maqedonia nga antika deri te koha jonë" do të diskutohet me Jusuf Buxhovin, autor i librit.
Lidhje direkte do të ketë nga Biblioteka Kombëtare e Kosovës "Pjetër Bogdani", prej atje do të flas Arjeta Miftari, skulptore, e cila do të na njoftojë më hollësisht për hapjen e ekspozitës "Hyjnesha në Fron".
Emisioni i mëngjesit "Mirëmëngjesi Kosovë", përpos bisedave në studio dhe lidhjeve të drejtpërdrejta nga vende të ndryshme të Kosovës, sjellë për shikuesit edhe storie të ndryshme të përgatitura nga gazetarët e RTK-së.























