VIDEO-Kosova ka avancuar në luftën kundër trafikimit me njerëz
Drejtoria për hetimin e trafikimit me njerëz në Policinë e Kosovës, është duke punuar për të luftuar trafikimit me njerëz.
Kapiten Riza Murati, shef i sektorit qendror të hetimeve në Drejtorinë për hetimin e trafikimit me njerëz në Policinë e Kosovës, tha se shpesh femrat bien pre e mashtruesve.
“Ne si polici çështjen kryesore për trafikim e kemi sigurinë e tyre, pra sigruinë e femrave që trafikuara”, tha ai sot në “Studio e Hapur”, në RTK3.
Sipas tij Drejtoria për hetimin e trafikimit me njerëz në Policinë e Kosovës, është krijuar enkas për të luftuar trafikimin.
“Kosova në aspektin e legjislativit e ka përmbushur”, tha ai. Murati bëri me dije se ka lëvizje ne dënimin e atyre që kanë kryer krimet dhe kanë bërë trafikim të qenieve njerëzore. Policia e Kosovës, ka krijuar edhe linjën speciale telefonike.
Për më shumë ndiqeni videon:























