Haradinaj: Qershori i lirisë, motivim për të punuar më shumë
Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka kujtuar dëshmorët dhe ish bashkëluftëtarët e tij, Shaban e Isuf Mazrekaj nga Vokshi dhe Burim Mustafaj e Shpend Malaj.
Haradinaj shkroi se Qershori i Lirisë, sjell kujtime dhembje e krenarie për të gjithë ne, por edhe motivim për të punuar më shumë në ndërtimin e shtetit.
Postimi i plotë i Haradinajt:
Në vrullin e luftës për liri para 21 vitesh, do të përjetësoheshin bashkëluftëtarët Shaban e Isuf Mazrekaj nga Vokshi, ndërsa në vigjilje të Çlirimit, u ndamë nga Burim Mustafaj e Shpend Malaj, luftëtarët më të zot që njoha gjatë përpjekjeve tona pë çlirim e liri.
Qershori i Lirisë, sjell kujtime dhembje e krenarie për të gjithë ne, por edhe motivim për të punuar më shumë në ndërtimin e shtetit. E lavdia e përjetshme ju takon dëshmorëve!























