VIDEO-Krasniqi: Edukimi medial, i nevojshëm për Kosovën
RTKlive
Profesori në Degën e Gazetarisë në Universitetit të Prishtinë, Milazim Krasniqi tha se gjendja e medieve dhe e gazetarisë sot në botë është në tendencë të përkeqësimit dhe kjo vjen nga shumë arsyeje.
“Kosova ka sfidat e saj në këtë aspekt, për shkak të trashëgimisë së rëndë që ka në fushën e medias . Siç dihet Kosova ka qenë e okupuar dhe mediat totalisht kanë qenë të shtypura dhe ka qenë një terr informativ, realisht mediat kanë qenë të shkatërruara. Pastaj në periudhën e administrimit ushtarako-civil ndërkombëtar është krijuar një spektër i ri medial në Kosovë, jo si reflektim i nevojave të brendshme të Kosovë, por të administratës ndërkombëtare”, tha Krasniqit sot në “Studio e Hapur”, në RTK3.
Sipas tij tani Kosova ka trashëgimi të përzier në fushën mediale. “Ajo trashëgimi përbëhet nga një pjesë është e medieve që kanë premise neo kolonialiste, që kanë të bëjnë me trashëgimin e UNMIK-ut, me rregulloret e tij. Pastaj ka filluar të krijohet një skemë mediale diverse që eskiston, por që nuk ka marrë një zgjidhje të duhur ligjore”, tha ai.
Profesor Krasniqi vlerësoi se sot mediat kanë shumë probleme. “RTK-ja ende nuk ka ligjin, ai së fundi ka kaluar në lexim të parë. Pastaj ka probleme me mediat komerciale siç janë televizionet me frekuenca nacionale që nuk kanë një status të qartë. Në shumë vende kanë ligje anti monololsite, siç është Franca që nuk lejon që një medium privat të ketë një pronar me më shumë se 49 % të aksioneve për shkak se mund të keqpërdor atë për qëllime politike”, tha ai.
Edhe për mediat e reja, Krasniqi tha se nuk është rregulluar asgjë për to.” Mediat online praktikisht janë duke e informuar publikun. Hulumtimet e fundit tregojnë së shumica e publikut informohet nga mediat online. Duhet të ketë debat shoqëror për mediat”, tha ai. Sipas tij Edukimi medial, është i nevojshëm për Kosovën që qytetarët do t mund të kuptojnë më mirë mediat.























