11:19 / 06.06.2019
Lëndim i rëndë për Neymar, humbet Kupën e Amerikës
Neymar nuk do të jetë pjesë e Kombëtares së Brazilit në Kupën e Amerikës, pasi ka pësuar një lëndim të rëndë në miqësoren ndaj Katarit.
Neymar u largua nga fusha në minutën e 21 të ndeshjes me kyçin e djathtë të këmbës të lënduar, dhe për më tepër duke mos e ulur dot në tokë, ndërsa nuk i mungonin as lotët.
Federata braziliane konfirmoi se ylli i PSG-së ka këputur ligamentin dhe do të dojë më tepër kohë për rikuperim.
Ndryshe, Brazili arriti ta fitojë miqësoren ndaj Katarit me rezultat 2-0, por që pas këtij lëndimi tashmë ka shije të hidhur.
Trajneri i Brazilit, Tite, tashmë duhet të gjejë një zëvendësues për numrin dhjetë.























