11:20 / 06.06.2019
Kyelor Navas drejt PSG-së
Largimi i Gianluigi Buffon nga Paris Saint-Germain i ka hapur rrugë transferimit të Keylor Navas në “Parc des Princes”, me kampionët francezë që e duan me patjetër ta sjellin portierin nga Kosta Rika në Paris.
Navas prej javësh është vënë në dijeni se nuk është në planet e Real Madrid për sezonin e ardhshëm dhe PSG po i jep mundësinë që të largohet nga “Santiago Bernabeu”.
Bisedimet mes palëve vetëm kanë nisur dhe një marrëveshje është shumë e mundshme, raportojnë mediat spanjolle.
32-vjecari do të ketë konkurrencën e Alphonse Areola për një vend titullari.
Mirëpo, Navas mendon se do të gëzojë mjaftueshëm minuta sa te jetë i lumtur.























