Ky është programi i nesërm në "Mirëmëngjesi Kosovë"
BKT
Lajme

Ky është programi i nesërm në "Mirëmëngjesi Kosovë"

Nesër në emisionin e mëngjesit "Mirëmëngjesi Kosovë", në Radio Televizionin e Kosovës (RTK), do të diskutohet për tema të ndryshme, për të cilat do flasin mysafirët e ftuar.

Për të folur rreth "Gërmia Ultra Trail  2019", të ftuar do të jenë Krenar Çela dhe Uragan Alija.

Ndërsa për Panairin e Librit "Prishtina 2019" do të diskutohet me Irena Toçi, drejtoreshë e shtëpisë botuese "Toena".

Lidhje direkte do të ketë nga Ferizaj, prej atje do të flas Xhemile Murati-Shabani,drejtoreshë e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, e cila do të na njoftojë më hollësisht për ditët e kulturës.

Poashtu në një lidhje direkte do të paraqiten Majlinda Aliu, drejtoreshë ekzekutive e Ekonomiks dhe Jovo Martinovi, gazetar hulumtues nga Mali i Zi, të cilë do të na njoftojnë për nisjen e konferencës rajonale “Ndjek paranë gjej krimin”.

Emisioni i mëngjesit "Mirëmëngjesi Kosovë", përpos bisedave në studio dhe lidhjeve të drejtpërdrejta nga vende të ndryshme të Kosovës, sjellë për shikuesit edhe storie të ndryshme të përgatitura nga gazetarët e RTK-së.


MË SHUME NGA Lajme