Shkëlqejnë Raptors, fitojnë ndaj Warriors
BKT
Sport

Shkëlqejnë Raptors, fitojnë ndaj Warriors

Skuadra kanadeze ka marrë përsëri epërsinë në serinë finale ndaj Warriors.

Toronto Raptors ka kthyer në favor të vetinë finalen e NBA, pasi fitoi me rezultatin 120-109ndeshjen e tretë ndaj Golden State Warriors, duke shkuar në 2-1.

Stephen Curry ishte fantastik, duke realizuar 47 pikë, por nuk i mjaftoi Warriors, që të shmangnin humbjen në Oracle Arena.

Sfida nisi mjaft e mirë për mysafirët, që arritën të krijojnë epërsi qysh në çerekun e parë, të cilën e ruajtën deri në fundin e takimit.

Kawhi Leonard dhe Kyle Lowry ishin më meritorët e triumfit të skuadrës kanadeze, pasi të dy së bashku realizuan 53 pikë. Leonard realizoi 30 pikë, kurse Lowry shtoi 23 të tjera.

Kjo ishte ndeshja e tretë mes dy skuadrave dhe e para e luajtur në Oakland, pasi dy të tjerat ishin luajtur në Scotia Bank Arena të Torontos dhe të dy ekipet fituan nga një.

Ndeshja e katërt finale do të luhet sërish në Oracle Arena, më datën 8 qershor.