VIDEO-Haradinaj: Tema finale për dialog me Serbinë është njohja reciproke
BKT
Lajme

VIDEO-Haradinaj: Tema finale për dialog me Serbinë është njohja reciproke

RTKlive

Kryeministri i vendit Ramush Haradinaj është takuar me Kancelaren gjermane Angela Merkel, gjatë vizitës së tij në Berlin.

Kryeministri i vendit Ramush Haradinaj, në një konferencë për media  tha se ka biseduar me kancelaren gjermane Angela Merkel për shumë tema që kanë të bëjnë më vendin.“Kosova është palë serioze. Ne jemi të interesum për dialog. Taksa nuk dot hiqen, nuk ka është kërkuar të hiqen,. Është diskutuar për të, por nuk ka pasur kërkesë. Ne e meritojmë liberalizimin e vizave”, tha ai, raporton RTKlive.

Sipas tij sot interesat e Kosovë janë me një pozicion më të mirë. “Unë kërkova nga Merkel që ajo të qon përpara agjendën për Kosovën”, deklaroi ai.

Për liberalizmin e vizave, Haradinaj vlerësoi se ajo e ka kryer punën për këtë. “Duhet të punojmë të hyjmë në agjendë për votën në Këshillin Evropian”, tha ai. Sipas tij hyrja në agjendë është e afateve kohore. “Është bukur vështirë me hy në agjendë, do të punohet intensivisht për këtë gjë”, tha ai.

 Sipas tij tema finale për dialog me Serbinë është njohja reciproke në kufijtë ekzistues të dy vendeve. Shefi i ekzekutivit pret që edhe pese shtetet e BE-së, që nuk e kanë njohur Kosovën të njohin pavarësinë. “Marrëdhëniet Kosovë-Gjermani janë më të avancume pas këtij takimit të sotëm”, tha ai.

Vizita e Haradinajt në Berlin bëhet në prag të takimit të Parisit.


MË SHUME NGA Lajme