VIDEO-Takimi i Berlinit i rëndësishëm për Kosovën
BKT
Lajme

VIDEO-Takimi i Berlinit i rëndësishëm për Kosovën

Kryeministri i vendit Ramush Haradinaj sot është takuar me Kancelaren gjermane Angela Merkel, gjatë vizitës së tij në Berlin.

Kryeministri i vendit Ramush Haradinaj, në një konferencë për media tha se ka biseduar me kancelaren gjermane Angela Merkel për shumë tema që kanë të bëjnë më vendin.“Kosova është palë serioze.

Ne jemi të interesum për dialog. Taksa nuk dot hiqen, nuk ka është kërkuar të hiqen,. Është diskutuar për të, por nuk ka pasur kërkesë.

Ne e meritojmë liberalizimin e vizave”, tha ai.

Analisti politik Fisnik Halimi, tha se takimi i mes kancelares Merkel dhe kryeministrit Haradinaj është me rëndësi për Kosovën.

Halimi tha se ky takim është lajm shumë i mirë për Kosovën dhe për kryeministrin Haradinaj që ai u prit në një takim bilateral me kancelaren  Merkel.

"Takimi përbën një lajm të rëndësishëm për Kosovën, sidomos në këtë situatë të disfavorshme për vendin sa i përket marrëdhënieve ndërkombëtare', shtoi Halimi.

Sipas mendimit tim, dy tema kanë mundur të dominojë gjatë këtij takimi, tema e heqjes së tarifës dhe tema e liberalizimit të vizave. Kryeministri e ka datën se kur do ta pezullojë taksën ndaj, Serbisë dhe Bosnjës”, tha Halimi sot emisionin "Biseda në Studio".

Për më shumë ndiqeni itervistën e plotë:

 


MË SHUME NGA Lajme