Avokati i Popullit takon homologen e tij nga Shqipëria
BKT
Lajme

Avokati i Popullit takon homologen e tij nga Shqipëria

Avokati i Popullit, Hilmi Jashari pret në takim homologen e tij nga Shqipëria Erinda Ballanca, e cila vjen në vizitën e parë zyrtare në Kosovë.

Avokati i Popullit të Kosovës, Hilmi Jashari, ka pritur në takim sot, Avokaten e Popullit të Shqipërisë,  Erinda Ballanca me bashkëpunëtorë, në kuadër të vizitës së saj të parë zyrtare në Kosovë, që nga marrja e detyrës.

Avokati i Popullit të Kosovës ka falënderuar Ballanca për vizitën dhe ka mirëpritur mundësitë që do të diskutohen ndërmjet dy institucioneve për realizmin e bashkëpunimit dhe projekteve të përbashkëta, për të kontribuar në avancimin e respektimit të të drejtave dhe lirive të njeriut, në të dy shtetet.

Gjatë kësaj vizite, delegacioni nga Shqipëria pritet të realizojë takime me disa institucione të Republikës së Kosovës


MË SHUME NGA Lajme