17:58 / 06.06.2019
Haradinaj takon kryetarin e Bundestagut: Faleminderit Gjermani
Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka falenderuar kryetarin e Bundestagut për atë që parlamenti gjerman dhe ai personalisht kanë bërë për Kosovën.
Ai ka marrë pjesë në konferencën “Takimet Ndërkomëbtare” derisa është takuar edhe me kryetarin e Bundestagut, Woflganf Schauble.
POSTIMI i HARADINAJT NË FACEBOOK:
Në Konferencën “Takimet Ndërkombëtare”, pata kënaqësinë ta takoj Kryetarin e Bundestagut, Wolfgang Schäuble, të cilin e falenderova për gjithçka që Parlamenti gjerman dhe ai personalisht kanë bërë për Kosovën.
Ndjenjë e mirë që Kosova është pjesë e pandashme e këtyre takimeve që promovojnë paqen dhe mirëbesimin ndërmjet njerëzve dhe kombeve!
Faleminderit Gjermani!























