Ujkani: Dialogu Kosovë - Serbi s`është kontrolluar mirë
BKT
Lajme

Ujkani: Dialogu Kosovë - Serbi s`është kontrolluar mirë

Emrush Ujkani, njohës i integrimeve evropiane, ka thënë se kohëve të fundit dialogu Kosovë-Serbi pati dalur nga binarët e kontrollit.

Ai ka folur të enjten në magazinën “55 minuta” te RTK.

“I gjithë procesi i dialogut Kosovë-Serbi në dy vitet e fundit sikur nuk ka qenë mirë i kontrolluar ose thënë ndryshe pala jonë nuk ka qenë e përgatitur dhe vigjilente se në çfarë etapa dhe faza po hyn”, ka thënë Ujkani.

Ai është shprehur se vizita e kryeministrit të Kosovës, Ramush Haradinaj, në Berlin është mbështetje, derisa rezultatet e këtij takimi do të jenë bisedimet korrekte dhe poashtu sipas tij, Gjermania do të luajë rol kyç në lëvizjen e lirë të kosovarëve në BE. 

Ujkani deklaroi se edhe pjesëmarrja e presidentit Thaçi në konferencën e Bratisllavës është indicator i mirë se Kosova po prezantohet në ngjarjet më të rëndësishme në arenën ndërkombëtare.


MË SHUME NGA Lajme