Kryeziu thotë se në takimin Merkel - Haradinaj u diskutua për dialogun
BKT
Lajme

Kryeziu thotë se në takimin Merkel - Haradinaj u diskutua për dialogun

Përparim Kryeziu, njohës i zhvillimeve politike, ka deklaruar se në takimin e sotëm Merkel-Haradinaj në Berlin temat kryesore që janë diskutuar janë ato të dialogut dhe jo bilatarale siç është thënë, derisa shtoi se takimi i sotëm u paraprinë takimeve të tjera të radhës që do të shërbejnë për të përgatitur përmbajtjen e takimit të Parisit.  


Ai ka folur të enjten në magazinën “55 minuta” te RTK.

Kryeziu sqaroi se ka koordinim mes SHBA-së dhe BE-së, pavarësisht se ka dallime mes tyre.  Ai shtoi se Gjermania ka ndryshuar qëndrim pozitivisht sa i përket liberalizimit të vizave, por ende ka zëra që janë kundër kësaj. Sipas tij, Franca vazhdon të ketë qëndrim jo të qartë, ndonëse sipas tij, priten ndryshime sa i përket liberalizimit të vizave për Kosovën.  


MË SHUME NGA Lajme