VIDEO-Konferencë rajonale për sfidat dhe nevojat për integrim
Sot nis punimet konferenca dyditore rajonale që organizohet nga Federata e Paqes Universale dhe Federata e Gruas për Paqe Botërore, e cila do të mbahet në mjediset e Kuvendit të Kosovës.Konferenca ka për qëllim adresimin e situatës aktuale në vend si edhe prezantimin e një vizioni ambicioz dhe zhvillimin e qëndrueshëm dhe gjithëpërfshirës për paqen dhe të ardhmen e vendit e rajonit.
Zëvendëspresidenti i Federatës së Paqes Universale për Evropën, Jakues Marion tha se në konferencë do të diskutohet për domosdoshmërinë e bashkëpunimit në kuptimin e integrimit për Ballkanin dhe Evropën.
“Mysafirët që do të flasin janë deputetë, ish presidenti Sejdiu, ish presidenti Mojsiu, ndërsa ditët vijuese kemi inaugurimin e Federatës së Gruas për Paqen Botërore si dhe disa aktivitete të paqes në organizatë rinore që do të fillojë së shpejti në rajonin e Ballkanit”, tha ai sot në emisionin "Studio e Hapur" në RTK3.
Ndërsa, presidentja e Federatës së Grave për Paqe për Evropë, Carolyn Handschin tha se nesër do të diskutohet për bashkëpunimin e gruas, ndërtimin e paqes apo ndërtimin e urave të bashkëpunimit.
” Sekretarja ka bërë bashkë njerëz të rëndësishëm që do të flasin për rolin e gruas në shumë fusha, në qeverisje dhe lidership, në udhëheqje të familjes e kështu me radhë”, tha ajo.
Konferenca organizohet në kuadër të Ditës së Paqes në Kosovë dhe mbahet në ambientet e Kuvendit të Kosovës.
Për më shumë ndiqni videon në vazhdim:























