09:52 / 07.06.2019
Haradinaj mori pjesë në “Lutjet e mëngjesit” në Berlin
Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj gjatë vizitës zyrtare në Berlin, ka marrë pjesë në “Lutjet e mëngjesit”, ku ishin të pranishëm personalitete të ndryshme nga mbarë bota, ministra dhe deputetë të Bundestagut gjerman.
Haradinaj ka shkruar në Facebook se në këtë ceremoni me karakter ndërkombëtar, ka ritheksuar rëndësinë e tolerancës dhe punës së përbashkët për paqen.
“Ndjenjë e mirë që Kosova është pjesë e pandashme e këtyre takimeve të personaliteteve të kulturës, biznesit dhe politikës, që promovojnë paqen dhe mirëbesimin ndërmjet njerëzve dhe kombeve, në familje dhe në shtet”, ka shkruar ai.























