Thuani lamtumirë rrudhave me këto katër ushqime
BKT
Lifestyle

Thuani lamtumirë rrudhave me këto katër ushqime

Është koha të ushqeheni mirë që të kujdeseni për pamjen e jashtme.

Mënyra më e mirë për të shmangur plakjen e parakohshme është të konsumoni disa ushqime të caktuara që i gjeni më poshtë:

Pulë e pjekur

Mishi si peshku dhe fasulet janë të mbushura me proteina. Ndërsa ju jeni duke i tretur ato, trupi juaj kthen proteinat në aminoacide për të ndihmuar në krijimin e qelizave të reja.

Hudhra

Është e mbushur me antioksidantë, që mbrojnë lëkurën, të quajtur polyphenols, të cilat ndihmojnë gjithashtu nga radikalët e lirë, molekulat e paqëndrueshme që shkatërrojnë kolagjenin.

Çaji i gjelbër

Kafeja mund të rrisë rrezikun për t’u krijuar rrudhat për shkak të përbërjes së saj. Në vend të kafesë mund të përdorni çajin e gjelbër i cili është plot me polifenol.

Vaj ulliri

Ky vaj i shëndetshëm është i pasur me acid oleik, një acid yndyror që e bën lëkurën të butë duke mbajtur membranat qelizore të lëngshme.

Vitamina e saj E dhe polifenolet gjithashtu ndihmojnë që lëkura juaj të duket e re.