​Bytyqi: Me USAID-in kemi projekte të rëndësishme
BKT
Lajme

​Bytyqi: Me USAID-in kemi projekte të rëndësishme

Ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Shyqiri Bytyqi priti sot në takim drejtoreshën e USAID-it në Kosovë, Lisa Magno, me të cilën ka diskutuar për projekte të rëndësishme dhe bashkëpunimin në të ardhmen.

Bytyqi theksoi në veçanti Programin e Transformimit të Lidershipit, përmes të cilit shumë të rinj janë arsimuar në universitet të njohura amerikane dhe kjo përvojë i ka shërbyer shumë zhvillimit të arsimit dhe Kosovës në përgjithësi.

Ai gjithashtu falënderoi Magnon për angazhimin e deritanishëm të USAID-it në të gjitha fushat ku ka nevojë Kosova, veçanërisht në sistemin arsimor, ndërkaq kërkoi vazhdimin e projekteve edhe në të ardhmen. 

Nga ana tjetër, Magno tha se thelbi i partneritetit në mes të USAID-it dhe Ministrisë së Arsimit është bashkëpunimi i mirë në mes të qeverive të dy vendeve. 

Po ashtu, Magno foli edhe për hartimin e një strategjie pesëvjeçare, e cila në fokus të veçantë do të ketë rininë, përkatësisht trajtimin e rinisë nga këndvështrimi i aftësimit për punësim, pjesëmarrjes në proceset politike etj.


MË SHUME NGA Lajme