Haradinaj: I prekur nga lajmi për vdekjen e Mithat Begollit
Kryeministri i vendit, Ramush Haradinaj, ka thënë se është i prekur nga lajmi për vdekjen e veprimtarit të njohur të çështjes kombëtare, Mithat Begollit.
Haradinaj ka thënë se Mithati ishte edhe bashkëpunëtor e simpatizant i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës.
“Baca Mithat kontribuoi gjatë për ngritjen e arsimit në vend dhe edukimin e të rinjve tanë. Ngushëllime të sinqerta për familjen dhe miqtë”.
Më poshtë mund ta gjeni shkrimin e plotë të Kryeministrit Haradinaj në Facebook:
I prekur nga lajmi për vdekjen e Mithat Begollit, një veprimtar i njohur i çështjes kombëtare, nga një familje e shquar e Pejës. Mithati ishte edhe bashkëpunëtor e simpatizant i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës. Baca Mithat kontribuoi gjatë për ngritjen e arsimit në vend dhe edukimin e të rinjve tanë.
Ngushëllime të sinqerta për familjen dhe miqtë.
Pusho i qetë, miku im!
RH























