16:11 / 07.06.2019
Benatia mendon rikthimin te Juve
Mbrojtësi maroken mund të luajë përsëri në Serie A.
Juventusi mendon rikthimin e Medhi Benatia. Pas vetëm pesë muajsh nga transferimi i tij te Al-Duhail në Katar mbrojtësi maroken mund t’i bashkohet sërish bardhezinjve.
Shkak për largimin e tij ishte Massimiliano Allegri, por pasi që ai nuk është më trajner i Juves, mund të ndodhë që Benatia të kthehet në Torino.
Pasi Andrea Barzagli nuk është më, Caceres u largua dhe Chiellini po mbush 35-vjeçar, Juves i duhet një lojtar me përvojë. Transferimi i tij nuk do t’i kushtonte shumë Juventusit dhe gjatë kësaj vere mund ta shohim përsëri Benatian në ekipin kampion të Italisë.























