Hazard tek Real Madrid, ja transferi që ‘shkundi’ tregun e verës
Thuajse tashmë është e përfunduar. Eden Hazard do jetë lojtari i ri i Real Madrid.
Sipas asaj që raporton Daily Mail, marrëveshja mes Real Madrid dhe Chelseas është arritur dhe belgu do transferohet në Madrid për 130 milion paund.
Transferimi i Hazard tek Real Madrid është një histori që nis që kur ‘Los Blancos’ drejtoheshin nga Jose Mourinho.
Trajneri aktual i Real Madrid Zinedin Zidane i rekomandoi disa herë Mourinhos blerjen e Hazard por portugezi e injoroi vazhdimisht i cili preferoi të merrte Luka Modriç.
Në momentin që Zidane erdhi në krye të Realit ai kërkoi blerjen e Hazard por ishte presidenti Florentino Perez ai që kërkoi të priste, transmeton TCH.
Belgu ishte dëshirë dhe kërkesë kryesore e Zidane për vite me radhë dhe tani u plotësua. Para pak ditëve Real Madrid bleu sulmuesin serb Luka Joviç.























