Haradinaj: Në Berlin iu dha shtytje liberalizimit s`u diskutua për kufijtë
BKT
Lajme

Haradinaj: Në Berlin iu dha shtytje liberalizimit s`u diskutua për kufijtë

​Kryeministri i vendit, Ramush Haradinaj ka deklaruar se gjatë vizitës në Berlin iu është dhënë shtytje liberalizimit të vizave, derisa ka shtuar se Gjermani po qëndron një grup teknik, profesional i cili vazhdon ende me punë dhe ballafaqim të të dhënave për implementim të vendimit për liberalizim dhe vendimin pro liberalizimit të Gjermanisë.

Ai pas kthimit nga kjo vizitë pune, është shprehur optimist se Kosova është treguar serioze në Samitin e Berlinit, i cili po ashtu tha se i është dhënë një shtytje edhe procesit të liberalizimit të vizave.

I pari i ekzekutivit, në një konferencë për medie, tha se Gjermania i dha një PO liberalizimit të vizave, për çka sipas tij, Kosova ka arritur një nivel të ri të marrëdhënieve bilaterale me Gjermaninë.

Shefi i Qeverisë tha se në këtë takim është konfirmuar edhe një herë serioziteti i Kosovës në ‘punët e shtëpisë’, e po ashtu edhe serioziteti i Kosovës në agjendën integruese dhe në procesin e dialogut.

Tregoi nëse është folur për çështjen e shkëmbimit të territoreve.

Edhe pas këtij takimi, Haradinaj ka vazhduar të përsërisë që taksa mund të suspendohet ose të hiqet, vetëm në rastin kur ndodhë njohja reciproke. Në këtë takim, ai tha se janë dhënë shumë ide dhe çfarë do të ndodhte nëse do të suspendohej taksa.

Pavarësisht kësaj, Haradinaj tha se procesin e dialogut nuk do ta ndihmonte suspendimi i taksës.

Sa i përket vizitës së presidentit Hashim Thaçi në Sllovaki, kreu i ekzekutivit tha se nuk ka qenë në dijeni për prezencën e Kosovës në forume të tilla. Theksoi se para takimit ka qenë e mundur të bëjnë konsulta ndërmjet veti.

Haradinaj shtoi se taksa nuk është pengesë e dialogut. Sipas tij, Serbia nuk e ka gatishmërinë të kthehet në dialog.


MË SHUME NGA Lajme