VIDEO - Maliqi: Rëndësia e Projektligjit, e pavarëson financiarisht RTK-në
BKT
Lajme

VIDEO - Maliqi: Rëndësia e Projektligjit, e pavarëson financiarisht RTK-në

Kryetarja e Bordit të RTK-së, Afërdita Maliqi, ka thënë se rëndësia e Projektligjit për RTK-në, që është miratuar në lexim të parë, konsiston në faktin se e pavarëson financiarisht transmetuesin publik.

Maliqi ka folur të premtën në “Imazh” te RTK.

“Për vite të tëra nuk kemi financim të qëndrueshëm në RTK. Kemi një financim drejtpërdrejt nga shteti, është një buxhet jo për çdo vit i njëjtë, ku varet nga dëshirat dhe politikat që ndryshojnë. Kështuqë, duke parë edhe trended në rajon e botë, jemi i vetmi television në rajon që paguhemi me buxhet të shtetit dhe ne e dimë sa ndikon kjo. Rëndësia shumë e madhe e këtij draft-ligji është se RTK-së i jepet zgjidhje te çështja e financimit, ku me këtë projektligj ne pavarësohemi financiarisht, e kemi buxhetin e ndarë dhe I përgjigjemi drejtpërdrejt publikut”, ka thënë ajo.


MË SHUME NGA Lajme