13:40 / 08.06.2019
Hazard futet në “klubin” e futbollistëve më të shtrenjtë në histori
Real Madrid mbrëmjen e djeshme zyrtarizoi transferimin e Eden Hazard për 100 milionë euro.
Klubi mbretëror nuk ka bërë një transferim të tillë në këto shifra që nga afrimi i Bale në vitin 2013. Ylli belg bëhet pjesë e grupit të futbollistëve më të shtrenjtë në histori.
I pari qëndron Neymar, i cili në vitin 2017 u transferuar te PSG për shifrën e 222 milionë eurove.
Pas tij është shoku i tij i skuadrës, Mbappe, po te PSG, por për shifrën e 180 milionë eurove. Në vendin e tretë është Coutinho, i cili në vitin 2018 u transferua te Barcelona, transmeton KJ.
Ndërkohë pak më poshtë qëndron Ronaldon, i cili sezonin e kaluar kompletoi transferimin te Juventusi për 112 milionë euro, ndërkohë që Dembele dhe Pogba janë shitur për 105 milionë euro.























