15:18 / 08.06.2019
Skriniar: Shpresoj që Icardi të qëndrojë, me Conten synojmë titullin
Nga Sllovakia, ku është grumbulluar me kombëtaren e tij për eliminatoret e Euro 2020-ës, qendërmbrojtësi i Interit, Milan Skriniar është pyetur në lidhje me largimin e Spallettit dhe zëvendësimin e tij nga Antonio Conte.
“Spalletti është një njeri dhe trajner i madh, por shoqëria vendosi kështu. Tani me Conten janë rritur pritshmëritë dhe shpresojmë të synojmë titullin kampion”, tha Skriniar.
Një nga lojtarët që është në pikëpyetje për të ardhmen, është edhe ish kapiteni i Interit, Mauro Icardi, por Skriniar vlerëson argjentinasin dhe pranon se do të ishte i lumtur po të qëndronte në skuadër.
“Mauro është një futbollist i madh dhe miku ynë, ndaj do të ishim të kënaqur po të mbetej akoma pjesë e Interit”, tha mbrojtësi sllovak i zikaltërve.























