Mane: Më detyruan të shkoj në Angli
Sulmuesi i Liverpoolit, Sadio Mane, ka zbuluar një prapaskenë interesante në lidhje me transferimin e tij nga Salzburg te Southampton, për 15 milionë euro në vitin 2015.
Duke folur marrëdhënien e tij me trajnerin Jurgen Klopp, 27-vjeçari ka rrëfyer se dëshironte të bashkohej me trajnerin gjerman në Dortmund para disa vitesh, por transferimi u bë me detyrim.
"Klopp është trajner shumë i veçantë, ka cilësi të rralla dhe është një person shumë i këndshëm jashtë futbollit. Është e vështirë të gjesh njerëz të tillë, sidomos në futboll.
"Kur u transferova te Southampton, kalova një periudhë të vështirë dhe të ndërlikuar. Do iu them të vërtetën. Southampton është klub shumë i mirë, por nuk doja të shkoja atje”.
"Doja të shkoja te Dortmundi, sepse Klopp më dëshironte në ekip. Salzburgu kishte arritur marrëveshje me Spartakun e Moskës, sepse oferta ishte shumë e mirë. Dortmundi ofronte 12 milionë euro. Unë refuzova kalimin në Rusi, sepse doja të luaja në ligat e mëdha. Më pas oferta e Southamptonit ishte më e lartë se e Dortmundit dhe u detyrova të shkoj atje", theksoi Mane.























