14:04 / 09.06.2019
Wanda vendos të ardhmen e Icardit
E ardhmja e Mauro Icardit është prej kohësh në pikëpyetje, me argjentinasin që duket se nuk është as në planet e trajnerit të ri, Antonio Contes.
Gjithsesi, ende asnjë vendim nuk është bërë i ditur nga klubi zikaltër, teksa së fundmi topin e merr Wanda Nara.
Agjentja dhe njëkohësisht bashkëshortja e Ikardit, ka zbuluar në Instagram diçka konkrete mbi të ardhmen e sulmuesit.
Në një nga postimet në llogarinë e saj, Wanda i ka kthyer përgjigje njërit prej fansave, i cili i shkruante: "Bëje Icardin të qëndrojë".
Përgjigja e Wandas ishte e qartë dhe e shkurtër: "Punë e kryer!" Tashmë, mbetet për t’u parë se sa e ka kryer punën e saj Wanda Nara…























