Portugalia apo Holanda?
BKT
Sport

Portugalia apo Holanda?

Portugalia dhe Holanda përballen këtë të diel në finalen e parë të edicionit inaugurues të Ligës së Kombeve, një format i ri i UEFA-s që ka mbërritur në ndeshjen e fundit mes prestigjit dhe milionave.

Cristiano Ronaldo, idhulli i shtëpisë do të synojë ti japë përfaqësueses së tij një tjetër trofe pas fronit europian në 2016 por talentet në kampin e tulipanëve janë të paparashikueshëm.

Një fitore potenciale të dielën në mbrëmje në Estadio do Dragao do ti jepte Holandës më në fund pak kënaqësi, pas dështimit për të hyrë në finalet e dy turneve madhorë, evropianit e botërorit.

Pika më e fortë e portokallinjve është mbrojtja, madje lideri i prapavijës, Van Dajk nuk ka lejuar askënd që ta driblojë në më shumë se 60 ndeshje radhazi. 

Finalja e cila do të luhet në Porto, nuk do të ketë mbrojtësin veteran të Portugalisë, Pepe që pësoi frakturë në shpatull në suksesin me Zvicrën.

Fituesi i kopmpeticionit të parë të këtij lloji nga ana e UEFA-s, do të marrë thuajse 11 milionë euro, ndërsa finalja do të drejtohet nga arbitri spanjoll Alberto Undiano Majenco.