Finalja e Ligës së Kombeve, ‘heshtin’ rrjetat në pjesën e parë
BKT
Sport

Finalja e Ligës së Kombeve, ‘heshtin’ rrjetat në pjesën e parë

Ka përfunduar pjesa e parë e ndeshjes finale të Ligës së Kombeve ndërmjet Portugalisë dhe Holandës në ‘stadiumin” Dragao” në Porto.

Pavarësisht rasteve të të dyja kombëtareve, rrjetat kanë mbetur të paprekura gjatë 45 minutave të parë.

Të përzgjedhurit e Fernando Santos patën raste të mira shënimi, por nuk arritën t’i konkretizojnë, ndërsa Holanda më tepër u përpoq përmes kundër sulmeve që të bëjë diçka më tepër.

Edhe në këtë pjesë të lojës u shqua Ronaldo, i cili shënoi het trik kundër Zvicrës në gjysmëfinale, por portieri holandez nuk lejoi të befasohej.

Fituesi i këtij takimi do të luajë direkt në kampionatin evropian 2020.

Në ndeshjen për vendin e tretë të Ligës së Kombeve, Anglia ishte më e mirë se Zvicra në ekzekutimin e penalltive 6:5, pasi ndeshja në kohën e rregullt dhe atë shtesë përfundoi pa fitues, 0:0.