Haradinaj takon O’Connell, diskutojnë për raportet Kosovë- Britani
Kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj, ka zhvilluar sot takim me ambasadorin e Britanisë së Madhe në Kosovë, Ruairi O’Connell.
Haradinaj ka bërë të ditur përmes 'facebook' se takimi me O’Connell ishte i zakonshëm ndërsa kanë biseduar për zhvillimet e fundit në Kosovë.
”Takim i rregullt me Ambasadorin e Britanisë së Madhe në Kosovë, Ruairi O’Connell me të cilin diskutuam për zhvillimet e fundit në Kosovë dhe marrëdhëniet bilaterale mes dyja vendeve. Theksova se Qeveria e vendit është e përkushtuar që të vazhdojë dhe fuqizojë bashkëpunimin në shumë fusha të interesit të përbashkët si dhe e falënderova për rolin konstruktiv të Ambasadorit dhe vendit të tij, për procese të rëndësishme në fushën e sundimit të rendit dhe ligjit, ekonomisë dhe çështje të tjera politike”, ka shkruar kryeministri Haradinaj.























