Jahjaga: NATO-ja ka sjellë paqe të qëndrueshme në Kosovë
BKT
Lajme

Jahjaga: NATO-ja ka sjellë paqe të qëndrueshme në Kosovë

RTKlive

Ish-presidentja Atifete Jahjaga, në një konferencë për media në emër të Këshillit Organizativ për Shënimin e 20 vjetorit të hyrjes së trupave të NATO-s në Kosovë, ka bërë me dije se në këtë përvjetor do të marrin pjesë personalitete nga vende të ndryshme.

“Në këtë përvjetor do të marrin pjesë ish-presidenti amerikan Bill Klinton, ish sekretarja Madeleine Albright  etj”, tha ajo, raporton RTKlive. Sipas saj ftesat u janë dërguar të gjithë vendimmarrësve të ngjarjeve të ’99 që kanë të bëjnë me Kosovën.

Ajo ka ftuar të gjithë qytetarët e Kosovës të jenë pjesë në ketë ditë festive. “Për të ardhur deri këtu është dashur shumë punë”, tha ajo. Jahjaga deklaroi se NATO-ja ka sjellë paqen e qëndrueshme në Kosovë.

Jahjaga ka falënderuar të gjithë për organizmin e aktiviteteve për shënimin e 20 vjetorit të hyrjes së trupave të NATO-s në Kosovë.


MË SHUME NGA Lajme