Kurti me vlerësim të lartë për Lidhjen e Prizrenit
BKT
Lajme

Kurti me vlerësim të lartë për Lidhjen e Prizrenit

Lideri i lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti,  ka thënë se 10 qershori i Lidhjes së Prizrenit, bashkë me 28 nëntorin e Flamurit të Skënderbeut e të Pavarësisë së Shqipërisë, janë themel historik i asaj që jemi dhe kulm politik i asaj që bëhemi

Kurti këtë qënrim e ka shprehur pas mori pjesë në drekën e shtruar nga Kryetari i komunës së Prizrenit, Mytaher Haskuka, për nder të 141 vjetorit të Lidhjes së Prizrenit.

Postimi i plotë i Kurtit:

Kryetari i komunës së Prizrenit, z.Mytaher Haskuka, sot shtroi një drekë për nder të 141 vjetorit të Lidhjes së Prizrenit. Këtu ishin kryetari i komunës së Bujanocit, Shaip Kamberi, Asamblistja e Kuvendit Komunal dhe ish kryetarja e Komunës së Preshevës, Ardita Sinani, Prof.Dr. Blerim Reka, kryetari i SDA-Sanxhak, Sulejman Ugljanin, kryetari i Këshillit Kombëtar të Shqiptarëve në Mal të Zi, Faik Nika nga Ulqini, këshilltari i komunës së Tuzit, Smajl Çunmulaj, stërnip i Çun Mulës, Ambasadori i Republikës së Shqipërisë, Qemal Minxhozi, kryetari i Grupit Parlamentar të VETËVENDOSJE!-s, Glauk Konjufca, deputetët e VETËVENDOSJE!-s, Drita Millaku, Arbërie Nagavci e Arbër Rexhaj, kryetari i shoqatës "Kosova për Sanxhakun", z. Ismet Azizi, ish deputeti dhe ekonomisti, Driton Tali, Prof. Dr. Nexhmedin Spahiu etj.

10 qershori i Lidhjes së Prizrenit, bashkë me 28 nëntorin e Flamurit të Skënderbeut e të Pavarësisë së Shqipërisë, janë themel historik i asaj që jemi dhe kulm politik i asaj që bëhemi.


MË SHUME NGA Lajme